Juristi Jordan Daci, i ftuar në ‘News Room’ komentoi zhvillimet e fundit politike sa i takon shkarkimit të kryebashkiakut Veliaj dhe datës së re të zgjedhjeve. Daci tha se neni 62 duhet të lexohej si duhej dhe të përshtatej sipas Kushtetutës, ndërkohë dekretin e kreut të shtetit e komentoi si një akt normative të pastër.
Më tej, juristi tha se Gjykata Kushtetuese do të vendos pezullimin, sepse ky është një precedent i rrezikshëm.
“Në drejtësi ka aksioma që merren të mirëqena pa diskutim.
Së pari, nuk ka një konflikt mes Veliajt dhe Këshillit të Ministrave, është konflikt midis pushtetit vendor dhe qëndror të cilat janë të pavarura. Neni 62, duhet të lexohet historiku, është marrë copy paste dhe nuk ka pasur përpjekje të ndryshohej dhe përshtatej. Ai nen duhet të kuptohet që bie ndesh me Kushtetutën dhe së dyti ta interpretosh në pajtim me Kushtetutën. Shkaqet për shkarkim mund të jenë nga më të ndryshme, ai nen nuk mund të japë autonomi. Duke e çuar në Gjykatë Administrative nuk do mbaronte asnjëherë.
Edhe dekreti për datën e zgjedhjeve është akt normative i pastër. Dekreti është akt normativ kushtetues. Çdo akt që nxjerr presidenti është akt kushtetues, nëse merret individual apo jo është çështje tjetër. Neni 115 është mbrojtja e posaçme për garanci kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese do vendos se sbën pezullimin, duhet ta pranojë sepse ky është një precedent i rrezikshëm dhe nuk do të kishte cënim më të rëndë sesa një qasje e tillë.”

