Gabimi që bëjmë gjithnjë me kondicionerët

schedule14:30 - 31 Maj, 2022

schedule 14:30 - 31 Maj, 2022

Me ardhjen e verës dhe rritjen e temperaturave, kondicioneri duket se është zgjidhja e vetme. Megjithatë, një pedagog i higjienës në Universitetin e Atikës Perëndimore, paralajmëron për rreziqet dhe infeksionet e ajrit që bartin kondicionerët.

Në mënyrë të veçantë, ai vuri në dukje rreziqet dhe infeksionet e ajrit që mbartin kondicionerët gjatë përdorimit të tyre dhe përmendi mënyrat për t’i shmangur ato dhe udhëzimet për përdorimin e duhur të tyre.

Sakaq, ai dha udhëzime për përdorimin e duhur të kondicionerëve në mënyrë që të shmangen sëmundjet e mundshme ajrore.

“Duhet të zbatojmë direktivën 24/7”, tha ai dhe shtoi “që do të thotë të vendosim kondicionerin në një funksionim të moderuar të vazhdueshëm, që të mos rriten viruset”.

Gjithashtu ky funksion është ekonomik, gjë që e bën edhe më të dobishëm për shkak të çmimeve të rritura të faturës së energjisë elektrike.

Sipas tij, “ne preferojmë kondicionerët me ftohje me ajër dhe jo kondicionerët me ftohje me ujë” sepse me ftohës uji transmetohen më shumë mikrobe.

Gabimi më i zakonshëm

Për sa i përket përdorimit të kondicionerëve në shtëpi, “gabimi më i zakonshëm që bëjmë është mbledhja e ujit nga tubi i kondicionerit jashtë në ballkon, ndërsa uji duhet të shkojë direkt në kanalizim”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!