Perimet janë një burim thelbësor i fibrave, vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve të fuqishëm. Por mënyra se si i gatuani ato mund të ndikojë nëse do të ruhen apo jo lëndët ushqyese që ato përmbajnë.
Ndonëse nuk është sekret që përmbajtja e lëndëve ushqyese të ushqimit mund të ndryshojë gjatë procesit të gatimit, ajo që mund të mos dini është se zierja e tepërt e perimeve mund të çojë në humbje të konsiderueshme të lëndëve ushqyese. Meqenëse shumë lëndë ushqyese në perime janë të ndjeshme ndaj nxehtësisë dhe të tretshme në ujë, zierja e tepërt në ujë të valë mund të shkaktojë rrjedhje të tyre.
Megjithatë jo të gjithë njerëzit mund të adoptojnë një dietë të papërpunuar dhe ka gjithashtu disa përfitime nga procesi i gatimit. Për shembull, kur gatuani disa perime, disa lëndë ushqyese mund të jenë më të disponueshme për trupin.
Së fundi, si i përgatisni perimet për mbajtjen optimale të lëndëve ushqyese?
Para së gjithash, preferoni t’i prisni perimet me dorë dhe jo me thikë, pasi pikat e prera do të oksidohen dhe do të humbasin lëndët ushqyese. Për më tepër, preferoni t’i zieni të gjitha perimet dhe më pas t’i grini për të minimizuar sipërfaqen që bie në kontakt me ujin.
Përdorni në gatim edhe pjesë të perimeve që zakonisht i hidhni, si lëvozhga e cila është e pasur me fibra dhe një mori vitaminash dhe mineralesh si vitamina A, C, K, kalcium, hekur etj.
Gjithashtu pas zierjes së perimeve mund të konsumoni ujin në të cilin janë zier ose të bëni shumë supa të shijshme dhe ushqime të gatuara, në mënyrë që të merrni të gjithë lëndët ushqyese. Përveç kësaj, mund të provoni të zieni në avull ose të pjekni perime, pasi këto metoda kanë efekt minimal në humbjen e lëndëve ushqyese.
Në fund, pasi të keni gatuar perimet, është e rëndësishme të mos i lini në frigorifer për shumë ditë, sepse humbasin lëndët ushqyese të vlefshme dhe përfundimisht mund të konsumojmë një ushqim me 50% më pak vitamina se sa kishte para gatimit./abcnews.al