Gabimi i “pafajshëm” që bëni pasi laheni dhe flokët ju digjen

schedule22:57 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 22:57 - 5 Dhjetor, 2022

Në rutinën tonë, larja luan gjithmonë rolin më konstant dhe të mërzitshëm, sidomos tani që është dimër, pasi të gjithëve na ka ndodhur të lahemi, ndërkohë që në fakt nuk kemi fare kohë dhe humor.

Nëse solucioni i shampos nuk është efektiv, duhet të dini se larja dhe veçanërisht tharja e flokëve është një rit dhe disa gjëra duhen ndjekur hap pas hapi, sepse mund të rrezikohet shëndeti i flokëve.

Pas larjes, ju i mbështillni flokët mekanikisht me një peshqir dhe më pas i thani me furçë, pasi keni aplikuar më parë kremin e nxehtësisë apo jo?

E vërteta është se parukierët e ndalojnë tharjen e flokëve menjëherë pas larjes, kur janë ende të lagur pa ikur uji.

Pse po ndodh kjo?

Sipas ekspertëve, flokët e lagur janë mjaft të brishtë dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj temperaturave të larta mund t’i përkeqësojë gjërat. Pas larjes duhet t’i jepni flokëve tuaj pak kohë për t’u tharë në mënyrë natyrale dhe më pas përdorni tharëse flokësh për t’i tharë plotësisht.

Niseni procesin pak më vonë që të mos i dëmtoni flokët sepse keni qenë me nxitim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!