“Gabimi” fatal i çiftit shqiptar në aksidentin që u mori jetën në Greqi

schedule18:08 - 1 Gusht, 2022

schedule 18:08 - 1 Gusht, 2022

Detaje të reja kanë dalë nga aksident tragjik që u mori jetën një çifti shqiptarësh në rrugët e Greqisë. Mediat greke raportojnë se ka qenë një gabim fatal nga drejtuesi dhe pasagjeri i makinës që herët në mëngjes u përplas me një tjetër mjet në Ionia Odos,

Sipas informacioneve në mediat greke, pak pas orës 6:30 të mëngjesit, makina në të cilën udhëtonte 58-vjeçari shqiptar dhe bashkëshortja e tij 50-vjeçare, teksa lëviznin në Ionia Odos në drejtim të Janinës, ka ngadalësuar për shkak të problemi mekanik.

Shoferi 58-vjeçar ka parkuar makinën në korsinë e Urgjencës dhe ka fikur motorin në kilometrin e 171, pak para traut të tarifës së Terovës. Më pas ai hapi derën dhe doli në këmbë për të hapur kapakun e makinës dhe për të parë se çfarë po ndodhte me makinën e tij.

Gruaja e tij 50-vjeçare, e cila ishte ulur në sediljen e pasme të majtë, zbriti me të për ta ndihmuar. Dy fëmijët e tyre, përkatësisht 26 dhe 10 vjeç, mbetën në pozicionet e tyre.

Ndonëse makina blu ishte e parkuar në një zonë të sigurt, çifti ka gabuar duke qëndruar pas dyerve, të cilat dilnin nga korsia e emergjencës.

Kështu, shoferi i makinës tjetër është përplasur me dyert që shtriheshin përtej vijës së korsisë së emergjencës, duke tërhequr zvarrë çiftin fatkeq. 58-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa gruaja e tij 50-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë pak kohë më vonë gjatë transportit për në spital.

Si drejtuesi i mjetit të dytë i cili mbeti i plagosur lehtë dhe dy fëmijët që u dërguan për arsye paraprake pas përplasjes janë dërguar në Spitalin Universitar të Janinës.

Hetimet paraprake për aksidentin rrugor po kryhen nga Drejtoria e Rrugës Antirrio-Janinë, e cila po heton vendndodhjen e saktë të makinës blu në të cilën udhëtonte familja nga Shqipëria, si dhe shpejtësinë me të cilën mjeti që i përplasi po lëvizte./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!