Gabimet që bëni kur aplikoni kremin kundër diellit

schedule09:53 - 8 Korrik, 2021

schedule 09:53 - 8 Korrik, 2021

Aplikimi i gabuar i kremit kundër diellit mund t’ju ekspozojë ndaj rreziqeve të shumta. Shpesh, bëni shumë gabime kur e aplikoni të cilat duhet t’i shmangni pasi zvogëlojnë mbrojtjen.

Nuk aplikoni sasinë e duhur

Në mënyrë që të aplikoni sasinë e duhur, kini parasysh sasinë e një monedhe 20 cent.

Nuk e riaplikoni në intervale të rregullta

Pavarësisht indeksit mbrojtës, kremi kundër diellit duhet riaplikuar gjatë ditës. Riaplikimi nuk është i rëndësishëm vetëm kur jeni në plazh por dhe kur drejtoni makinën apo punoni në zyrë pranë dritares.

Nuk e aplikoni në kohën e duhur

Shumica e kremrave kundër diellit duhet të aplikohen rreth 30 minuta para ekspozimit në diell. Duhet pak kohë që përbërësit të aktivizohen dhe të veprojnë si një “mur” kundër rrezeve UV.

Mendoni se nëse keni lëkurë të errët jeni të mbrojtur

Ndërsa melanina shtesë mund të minimizojë rrezikun e djegies, nuk mbroheni nga rrezet UVA ose kanceri i lëkurës. Kjo është arsyeja pse të gjitha llojet e lëkurës, pavarësisht nga ngjyra, duhet të mbrohen nga dielli çdo ditë me krem ​​mbrojtës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!