Sokol Jareci është i ftuar në Pressing, në ABC News, aty ku ka folur për gabimet e arbitrave në dy javët e fundit.
“Deri më tani, kemi folur për paraqitjet e ekipeve. Është shumë e vështirë të kesh një ecuri shumë të mirë. Është folur për Partizanin, Tiranën, Kukësin, por do të flasim edhe për ekipin e arbitrave. Jemi mërzitur shumë, janë mërzitur edhe arbitrat. Në këto dy javë kampionat, gabimet kanë qenë evidente.
Deri në dimër, kishim një periudhë pozitive. Në dy javët e para pas një seminari që bëmë, u përsëritën disa gabime. Kjo situatë, ka ndodhur para dy vitesh, ku në katër javët e para të kampionatit, gabimet ishin shumë evidente. Ekipet përdorin të njëjtët lojtarë, ndërsa ekipi i arbitrave përdor arbitra të ndryshëm. Kemi një restart të ri, duke përfshirë dhe ndeshjet e Kupës.
Në Ballsh, nuk pati problematikë. Jo pa qëllim caktuam gjyqtarin që mori kritika në Kukësi-Partizani. Bëmë një restart dhe arbitrat do e kenë parasysh deri në fund të sezonit. Janë dy javët e para kur gabimet e arbitrave, kanë qenë aty ku kërkohej të ishte arbitri i linjës. Sepse është shumë e vështirë të marrësh një vendim të unifikuar.
Në të gjitha kampionatet e Europës, nuk përdoren 6 arbitra. UEFA e hoqi fare këtë gjë, nuk arbitrojnë më 6 arbitra në një ndeshje, i kanë hequr gjyqtarët pas porte. Goli me dorë i Cale: Rregullorja e konsideron faull. Problematika e këtij momenti është se arbitri nuk mund të shohë gjithccka në fushë. Në Durrës është evident gabimi, është penallti se mbrojtësi e ka prekur me dorë. Por jo për ccdo gjë, është fajtor arbitri. Pjesë e kësaj situate janë dhe asistentët. Për të gjithë që e shohin futbollin nga TV, iu duket mjaft e lehtë. Po ta shikoni, lojtari ngre këmbën, ngre dhe dorën. Nuk është rast i lehtë”./abcnews.al