Gabimet arbitrare e tërbojnë, Eros Grezda godet me grusht kundërshtarin

schedule10:20 - 1 Qershor, 2020

schedule 10:20 - 1 Qershor, 2020

Osijeku i Eros Grezdës ishte afër kalimit në finalen e Kupës së Kroacisë, por përjetoi një zhgënjim të madh në fundin e ndeshjes kundër Rijekës, që përmbysi disavantazhin e dyfishtë, fitoi 3-2 dhe do të luajë në finalen e madhe kundër Lokomotiva Zagreb.

Osijek mbeti me një lojtar më pak në minutën e 56-të dhe protestoi ashpër për penalltinë e akorduar për Rijekën në minutën e 74-t, që solli barazimin momental të ndeshjes. Acarimi te miqtë ka qenë i madh sipas mediave kroate dhe Eros Grezda nuk është përmbajtur aspak.

Gjakovari i Osijek dhe kombëtares shqiptare, i cili luajti 62 minuta gjatë ndeshjes së mbrëmjes së kaluar, ka goditur me grusht Antonio Colak të Rijekës në fundin e ndeshjes. Ngjarja është raportuar nga delegati i takimit, Ivan Smokrovic, dhe ka ndodhur në parkingun e stadiumit.

25-vjeçari rrezikon shumë dhe pritet të dënohet nga Komisioni i Disiplinës. Jashtë stadiumit nuk munguan as tifozët. Mbështetës të Rijekës u grumbulluan në një vend ku e shihnin lehtësisht sfidën. Tifozllëku nuk mungoi, ashtu si edhe ndezja e mjeteve piroteknike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!