“Gabim ta bësh në libër nëse nuk je ankuar përballë”, Toni thumbon Chiellinin

schedule15:15 - 10 Maj, 2020

schedule 15:15 - 10 Maj, 2020

Giorgio Chiellini nuk është kursyer në biografinë e tij ndaj Mario Balotellit dhe Felipe Melos. Balotelli është një person negativ, pa respekt për grupin. Gjatë Kupës së Konfederatave, kundër Brazilit në vitin 2013, ai nuk ndihmoi për asgjë. Me të vërtetë e meritonte një shuplakë.

Gjithsesi është dikush edhe më i keq, Felipe Melo, më i keqi i të këqijve. Nuk mund të qëndroj pranë njerëzve që tregojnë mungesë respekti, atyre që duan gjithmonë të jenë kontradiktorë. Me ta përreth është gjithmonë e mundshme të nise një zënkë. Ai është një mollë e kalbur”, shkruan mbrojtësi i Juventusit në “Io Giorgio”.

Të dy lojtarët e akuzuar reaguan ashpër, madje në debat janë përfshirë edhe pjesëtarë të tjerë të botës së futbollit. Luca Toni, ish-goleadori i njohur dhe fitues i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006, ka dhënë mendimin e tij në një bisedë në rrjetet sociale me Bobo Vierin.

“Librat janë të veçantë. Kur shkruan, duhet të gjesh gjëra që përbëjnë lajm. Mendoj se arsyeja qëndron mes dy palëve. Sigurisht, nuk është diçka e mirë nëse janë gjëra që nuk ia ke thënë kurrë në sy tjetrit.

Është diçka e keqe që diskutime të tilla të përfundojnë në rrjetet sociale, do ishte më mirë të bisedonin mes tyre dhe të sqaroheshin. Nga përgjigja e Balotellit (Unë të paktën kam sinqeritetin dhe guximin t’i them gjërat në fytyrë), dallohet që janë gjëra që nuk janë thënë kurrë në fytyrë”, përfundon Luca Toni. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!