Gabim i ushtrisë amerikane në stërvitjen e NATO-s, aksidentalisht “pushtojnë” një fabrikë

schedule15:26 - 30 Maj, 2021

schedule 15:26 - 30 Maj, 2021

Një incident i pabesueshëm ndodhi në zonën e Chesnegirovo në Bullgari ku punonjësit e një fabrike luledielli u befasuan kur panë një skenar të stërvitjes së NATO-s brenda ambienteve ku ata po punonin.

Sipas stacionit televiziv lokal “Nova TV”, gjatë një stërvitje të NATO-s, shtatë ushtarë amerikanë pushtuan aksidentalisht fabrikën në një formacion stërvitor në mënyrë që të “siguronin” strukturën.

Pronari i fabrikës, Marin Dimitrov, tha se punëtorët janë ende të tmerruar, ndërsa ai theksoi se do të ndërmarrë veprime ligjore. Nga ana e saj, ambasada amerikane kërkoi falje.
Sipas mediave lokale, incidenti ndodhi më 11 maj ndërsa një hetim tashmë ka filluar nga Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!