Gabriel Barbosa po shkëlqen te Flamengo, aty ku është i huazuar. Sulmuesi ka shënuar 31 gola në të gjithë kompeticionet. Kuqezinjtë renditën në vend të parë në kampionatin brazilian dhe të shtunën do të tentojnë fitimin e Kupës Libertadores. Përballë janë kampionët në fuqi të River Plate.
23-vjeçari, i cili është në pronësi të Interit, ka folur rreth së ardhmes së tij në një prononcim për AS. Gabigol është gati të luajë kudo, por e ka një preferencë për vazhdimin e karrierës.
“Brasileirao është një nga kampionatet më të luftuar në botë. Jam gati për të shënuar të tjerë gola në Brazil, Angli, Gjermani dhe Spanjë, kudo që të luaj. La Liga spanjolle më pëlqen shumë. Luhet një futboll i shpejtë dhe teknik. Inter? Me pak më shumë vazhdimësi mund të bëja më mirë, por Italia më ka mësuar shumë gjëra“, thekson sulmuesi brazilian. /abcnews.al