G7: Sanksionet ndaj Rusisë po kanë ndikim masiv

schedule22:02 - 1 Mars, 2022

schedule 22:02 - 1 Mars, 2022

Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë po kanë ndikim të madh në ekonominë ruse, tha të martën ministri gjerman i Financave, teksa grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) po shqyrtojnë masa të tjera ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit ndaj Ukrainës.

Sanksionet “tashmë kanë pasur një ndikim masiv në tregjet e kapitalit dhe në monedhën”, tha ministri gjerman, Christian Lindner, shteti i të cilit e ka presidencën e G7-s.

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

 

Ministrat e G7 po takohet për të “këmbyer sugjerime për masat e mëtejme që mund të merren”, tha Lindner, duke shtuar se vendimi për propozimet e paraqitura do të merret në ditët në vijim.

Qëllimi i sanksioneve është të “izolohet Rusia politikisht, financiarisht dhe ekonomikisht”, tha Lindner. /REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!