Vendet e G7 kanë rritur mbështetjen e tyre financiare për Ukrainën në 39 miliardë dollarë (32.4 miliardë £) për vitin 2023.
Kjo do të thotë se mbështetja ekonomike e bllokut këtë vit është rritur me 7 miliardë dollarë nga premtimi fillestar prej 32 miliardë dollarësh, i shpallur në fund të vitit 2022.
Ministrat e financave të G7 dhe guvernatorët e bankave qendrore po takohen sot në qytetin indian të Bengaluru. Mbështetja financiare për Ukrainën është pika kryesore e rendit të ditës, një ditë para përvjetorit të luftës.
G7 ka theksuar gjithashtu nevojën për një program “të financuar plotësisht” të mbështetjes nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Ukrainën deri në fund të marsit.
Shun’ichi Suzuki, ministër i financave i Japonisë, tha sot se blloku qëndron “i palëkundur” në angazhimin e tij për të mbështetur Ukrainën.
/abcnews.al