Autoritetet ukrainase kane arritur të identifikojnë njërin nga ushtarët që përdhunuan në grup një vajze të re në shtëpinë e saj në afërsi të Kievit.
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës publikoi detajet rrëqethëse për përdhunimin në grup të vajzës.
Sipas zyrtarëve ukrainas, pasi ushtari rus hyri në shtëpinë e të resë nën kërcënimin e armës, i ka çuar të gjithë pjesëtaret e familjes në bodrum përveç të resë.
Ai përdhunoi ukrainasen bashkë me 3 ushtarë tjerë rusë, shkruan Daily Mail.
Mësohet se 21-vjeçari është anëtar i brigadës se qarkut ushtarak qendror të Rusisë.
Fotot e publikuara nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kane publikuar foton e 21-vjeçari që nisi përdhunimin në grup të ukrainases.
Në foto krahë përdhunuesit duket edhe e ëma e tij.
Nga fillimi i pushtimit rus e deri më sot, agjentët e SBU pretendojnë se kanë identifikuar të paktën 1,140 ushtarë që kanë kryer krime lufte kundër civilëve ukrainas.
Ditët e fundit, autoritetet ukrainase kanë hetuar në mënyrë aktive dhjetë përdhunime. Rastet kanë të bëjnë me përdhunimin e fëmijëve dhe burrave./abcnews.al/