Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Futsall/ Shqipëria mbyll përgatitjet, gati për ndeshjen ndaj Danimarkës

schedule19:36 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 19:36 - 17 Dhjetor, 2024

Shqipëria e Futsallit është gati për ndeshjen ndaj Danimarkës nesër, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2026.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli kanë lënë pas humbjen ndaj Kazakistanit dhe nesër do të futen në fushë me qëllimin për të marrë tre pikët e para. Çdo gjë ka shkuar sipas planit deri më tani dhe në skuadër nuk ka asnjë problem.

Skuadra është akomoduar që prej të hënës në Danimarkë, teksa zhvilluan pasditen e sotme seancën e fundit stërvitore. Takimi është planifikuar të luhet nesër në ora 18:00. /FSHF



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!