Gazetari i Abc News Artan Hoxha referuar ngjarjes së rëndë që ndodhi në Malësinë e Madhe, ku u ekzekutuan dy të rinjtë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj për shkak të konfliktit për drogën, shprehet se problemi më i madh nuk është kjo që ndodhi, por ajo që vjen, hasmëria mes dy familjeve.
“Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës. Unë jam njoftuar për ngjarjen gjysmë orë ose një orë pasi janë dëgjuar breshëritë. Personat që më njoftuan ishin pranë zonës.
Që në momentin e parë, të trembur nga jehona pasi ishte zonë e thellë dhe malore, fillimisht menduan se ishte shkëmbim zjarri pasi është momenti kur bima është në fazën e korrjes dhe shkon dhe grabitet kanabisi.
Sivjet edhe për shkak të çmimit të lartë, di shumë raste kur ka ndodhur grabitje e të mbjellave të kanabisit. Ka grupe të rinjsh të armatosur që grabisin të mbjellat.
Edhe ata policë që kanë dalë garantë, nuk mund të mbrojnë të mbjellat pasi i bie që të vendosin furgonin aty. Shpresojmë të mos ketë ngjarje të tjera.
Danjel Pepa nuk është gjetur dhe dyshohet është larguar nga Shqipëria, por duke pasur parasysh të drejtën zakonore dhe një mesazh që i kishte çuar vëllai, që nuk të ka mbetur gjë tjetër, tani “futja vetes”.
Problemi më i madh nuk është kjo që ndodhi, por krijimi i një hasmërie mes familjeve që e njohin njëra tjetrën” tha ai ne syri tv. db/Abcnews.al