Të premten e kaluar në spektaklin “Big Brother VIP” hyri reperi i njohur Mozzik, i cili këndoi për të përshëndetur banorët.
Mirëpo, në një moment ai shprehu simpatinë për Donaldin, duke i uruar fitoren. Madje, të dy së bashku u futën brenda shtëpisë, ku aktori i prezantoi ambjentet.
Kjo gjë ishte kundër rregullores së “Big Brother” dhe ky i fundit mori një vendim për Donaldin, i cili u dha sot.
Ndër të tjera moderatorja, Arbana Osmani tha: “Big Brother ka analizuar sjelljen e Donaldit me reperin Mozzik dhe ka vendosur që Donaldi do të shkojë sonte në nominim dhe nuk do të pjesë e televotimit për të shpallur po sonte finalistin e parë”./abcnews.al