Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Futi 12 ballokume, por nxori 6, Kryemadhi gatuan në Elbasan: S’do të ndryshojë vetëm stina…

schedule21:54 - 11 Mars, 2021

schedule 21:54 - 11 Mars, 2021

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në Elbasan në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. Kryemadhi është ndalur në një familje, ku dhe ka gatuar ballokumet, një traditë e këtij qyteti për ardhjen e stinës së pranverës.

Kryemadhi ka ndjekur shembullin e liderit të opozitës, Lulzim Basha, i cili pak javë më parë u shfaq në një video në rrjete sociale duke përgatitur darkën për familjen e tij. Krahas videos, ajo shprehet optimiste se nuk do të ndryshojë vetëm stina, por dhe e ardhmja e vendit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

“Me kënaqësi iu bashkova sot traditës që të gatuaja ashtu si gratë e tjera të Elbasanit në shtëpitë e tyre, ballokumen simbol të Ditës së Verës! Gjithçka do të ndryshojë për mirë, jo vetëm stina.”, ka shkruar Kryemadhi.

Por një gabim nga stafi i LSI-së në montimin e videos, ku Kryemadhi shfaqet duke futur 12 ballokume në furrë, por nxjerr 6 ka sjellë reagime ironike në rrjetet sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!