Futet në karantinë kryeministri i Bullgarisë

schedule20:37 - 23 Tetor, 2020

schedule 20:37 - 23 Tetor, 2020

Kryeministri bullgar Bojko Borisov njoftoi sot se do të izolohej vullnetarisht  pasi një zv.ministër me të cilin kishte kontaktuar pesë ditë më parë u diagnostikua me koronavirus.

Pasdite u raportua se zëvendës Ministri i Infrastrukturës Nikolai Nankov doli pozitiv dhe kryeministri vendosi të izolohej, para se autoritet t’i komunikojnë nëse duhet të karantinohet apo jo.

“Po pres urdhrin e autoriteteve shëndetësore dhe deri atëherë do të jem në vet-izolim. Kam pasur kontat me Nankov për herë të fundit pesë ditë më parë,” shkroi kryeministri në Facebook.

Shpërthimet në Bullgari janë rritur që nga fillimi i tetorit, me 1,595 infeksione të reja të raportuara sot, duke e çuar totalin në 34,930. Nga këta, 1,064 persona kanë humbur jetën. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!