Nga dita e sotme, e enjte 1 korrik futet në fuqi në vendet e BE-së Certifikata Dixhitale Evropiane Covid-19. Certifikata është një instrument për të lehtësuar lëvizjen brenda vendeve të BE.
Në print ose dixhitale, kjo certifikatë përmban një “QR Code” që mund të verifikohet nga kompanitë e udhëtimit (aeroplan, tren, anije) dhe policia.
Certifikata përfshin identifikimin (emrin, datën e lindjes) dhe kryesisht informacionin në lidhje me vaksinimin (lloji i vaksinës, numri i dozave, data e vaksinimit) ose, në rastin e një testi diagnostik, datën dhe llojin e testit, rezultat pozitiv ose negativ.
Certifikata është e njëjtë në 27 vendet e Bashkimit Evropian ndërsa rregullat e hyrjes dhe daljes ndryshojnë në varësi të destinacionit./ Abcnews.al