Futen në Shqipëri 33 shqiptarët e bllokuar në doganën e Kakavijës

schedule10:15 - 3 Prill, 2020

schedule 10:15 - 3 Prill, 2020

Qeveria shqiptare ka lejuar hyrjen në Shqipëri të shtetasve të vet që u izoluan 24 orë brezin kufitar neutral mes dy vendeve në Kakavijë.

33 shtetasit të cilët kanë besuar deri në fund se do tu mundesohej hyrja në Shqipëri falë insistimit të tyre dhe apeleve për t’u rikthyer pranë familjeve. Kalimi në Shqipëri është mundësuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pas konfirmimit zyrtar për të gjithë, nga Ambasada Shqiptare në Athinë.

Askush prej tyre nuk kishte arsye të fortë për kthim ashtu siç e përcaktojnë procedurat e vendosura së fundi prej qeverisë shqiptare, por të gjithëve u kishte skaduar afati i qëndrimit 90 ditor në zonën SHENGEN apo ishin në kufijte e këtij afati.

Ndërkohë nga 67 shqiptare që u dynden në Shqipëri 1 ditë më parë, 33 ngelen ndërsa pjesa tjetër u rikthyen me dëshirë në Greqi, pasi dispononin 2 nenshtetesi apo leje qendrimi. Kalimi i shqiptareve te djeshem në Shqipëri permes Kakavijës, hapi “lojen” përfundimisht të dyndjes pa hesap të shtetasve shqiptare me banim rezident në Greqi drejt Shqipërisë, ndërkohe që nxit rrezikun e ekspozimit të COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!