“Futem po qe nevoja”, Mazrekaj: Partizani më i forti, çuditeshin kur thoja kështu

schedule15:55 - 27 Shkurt, 2021

schedule 15:55 - 27 Shkurt, 2021

Pas pak minutash në “Elbasan Arena” zbresin në fushë Partizani e Laçi. Të dy skuadrat sulmojnë kreun e renditjes pas humbjes së Vllaznisë ndaj Tiranës sot.

Para kësaj sfide për mediet ka folur Mentor Mazrekaj. Sulmuesi nuk është në formacion sot për shkak të një dëmtimi, por tregon se nëse skuadra do ketë nevojë, ai do e provojë.

“Gjendja ime ka qenë e rëndë, nuk jam stërvitur asnjëherë këtë javë, nëse i duhem skuadrës do e provoj. Kam një zgjatje të gradës së parë. Shpresoj të mos kenë nevojë për mua.

Sot luajnë dy skuadrat më të mira. Edhe kur ishim larg Vllaznisë, çuditeshin kur thoja sesi e them se Partizani e Laçi janë për titull. Tirana i thotë faleminderit vetes sot sepse lufton për objektivin e saj.

Kjo është ndeshja më e vështirë, pas asaj në Ballsh, ku kishte shumë baltë. Kush i zëvendëson më mirë mungesat, merr rezultat pozitiv sot”, u shpreh sulmuesi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!