Arjen Robben ka vendosur ta mbyllë me futbollin e luajtur, këtë herë përfundimisht. Lajmin e njofton vetë ish-ylli i Bayern Munchen dhe Holandës përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sulmuesi kohëve të fundit ishte pjesë e Groningen në Holandë, ku edhe doli si lojtar. Sezonin e shkuar ai pësoi një dëmtim të rëndë dhe u kthye vetëm në javët e fundit, ku edhe u shfaq protagonist.
Gjithsesi në fund ai vendosi të tërhiqet përfundimisht në moshën 37-vjeçare. Ai është padyshim një nga lojtarët më të mirë të Holandës dhe Bayern Munchen, ku edhe shkroi pjesën më të madhe të historisë së tij. /abcnews.al
Beste voetbalvrienden,
Ik heb besloten om te stoppen met mijn actieve voetbalcarrière. Een heel moeilijke keuze. Ik wil iedereen bedanken voor alle hartverwarmende steun!
Groetjes, Arjen pic.twitter.com/aAEdxdL5tU
— Arjen Robben (@ArjenRobben) July 15, 2021