Futbollisti shqiptar bëhet baba për herë të dytë, e quan djalin Ezan

schedule09:50 - 13 Korrik, 2022

schedule 09:50 - 13 Korrik, 2022

Futbollisti i njohur shqiptar, Bernard Berisha, është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij janë bekuar me një djalë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet bashkëshortja e tij, Hashime Berisha, përmes disa fotografive të publikuara në Instagram. Ajo ka shfaqur momentet e para pas lindjes, ku çifti kanë marrë në krahë të birin e porsalindur. Sakaq, ka zbuluar edhe emrin e veçantë që i kanë vendosur, Ezan.

“Mirë se na erdhe në jetë Ezan Berisha, 12.07.2022. Mami, babai dhe Diari të duam shumë”, ka shkruar Hashimja krahas fotove.

Sa i përket futbollit, aktualisht Berisha është lojtar i lirë, për shkak se FIFA u ka dhënë leje lojtarëve që luajnë në Rusi dhe Ukrainë t’i shkëpusin kontratat me klubet e tyre përkatëse, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!