Futbollisti refuzon Izraelin, Ole Saeter komenton vendimin e marrë në shtator

schedule15:16 - 21 Shtator, 2024

schedule 15:16 - 21 Shtator, 2024

Ja pra që futbolli nuk është i pandikuar.

Edhe pse janë bërë shumë përpjekje që politika apo çështje etnike e fetare të mbeten jashtë lojës me popullore në botë, sërish ky mbetet një mision i pamundur.

Nuk po flasim për gjuhën e urrejtjes nëpër tribuna, por për një refuzim.

Sulmuesi norvegjez, Ole Saeter, ka hedhur poshtë që në shtator ofertën e klubit izraelit, Maccabi Haifa, dhe kjo për shkak të asaj që po ndodh në Gazë.

Saeter ka dhënë një intervistë për një gazetë norvegjeze, duke shpjeguar sërish së fundmi arsyet që e shtynë për të refuzuar ofertën prej 910 000 dollarësh amerikanë.

Futbollisti theksoi se e cilëson Izraelin përgjegjës për dhunën ndaj fëmijëve dhe pleqve, dhe se nuk dëshiron që në llogarinë bankare të tij të ketë para që ai i cilëson të përgjakura.

Vlen të theksohet se Saeter është norvegjez që ka një origjinë nga Pakistani, prej nga është prejardhja e njërës prej gjysheve të tij, madje ka pozuar me fanelën e kombëtares së Pakistanit, ndonëse nuk ka luajtur asnjë ndeshje për të.

Aktualisht, 28-vjeçari luan për skuadrën e Rosenborg në elitën e futbollit norvegjez, në të cilën këtë vit ka shënuar 8 gola në 15 ndeshje. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!