Futbollisti profesionist dhe partnerja e tij si nëpër filma, kapen me 100 kg “të bardhë”

schedule08:18 - 7 Janar, 2023

schedule 08:18 - 7 Janar, 2023

Jean Manuel Nedra, 29-vjeçari i cili luan për Aiglon du Lamentin në divizionin e parë të Martinique, është arrestuar bashkë me partneren e tij në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit me rreth 100 kg kokainë në bagazhin e tyre.

Nedra u vendos në paraburgim pasi u paraqit para gjykatës hetuese, dhe sipas “Le Parisien”, partnerja e tij është lënë e lirë. Nedra pritet të përballet me një dënim që nuk do të jetë aspak i ulët.

Një deklaratë nga klubi i tij për mediat lokale tha: “Pa e ditur shkallën e tij të përfshirjes, mësuam se një nga lojtarët tanë u arrestua në Roissy për kontrabandë droge.”/ h.ll/abcnews.al