Keith Groeneveld ka konfirmuar ndarjen nga Adriana Matoshi. Prej pak ditësh, ata janë komentuar shumë nëse i kanë dhënë fund apo jo lidhjes. Por edhe pse u mohua nga burime pranë tyre dhe u duk si diçka kaluese, gjërat mes tyre kanë marrë fund.
Futbollisti ka preferuar që të mos tregojë arsyen e ndarjes por shtoi se kjo ishte gjëja e mirë që kanë bërë. Ai theksoi se aktorja kosovare do të vazhdojë të zërë një vend të rëndësishëm te ai pavarësisht gjithçkaje.
“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica prej tyre duan vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë.
Edhe pse nuk jemi bashkë, në çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon një kohë të vështirë nga ndarja ashtu sikurse dhe nga komentet e pamatura. ”, tha ai për Prive. /abcnews.al