Futbollisti humbi jetën pasi shpëtoi vëllanë dhe shokun, Duka: I tronditur, s’kam fjalë!

schedule18:40 - 14 Korrik, 2022

schedule 18:40 - 14 Korrik, 2022

18-vjeçari, Anri Kashiku pjesë e Akademisë Shqiponja 2017, humbi jetën ditën e sotme në Durrës.

Futbolisti në tentativë për t’i shpëtuar jetën vëllait dhe shokut të tij, për fat të keq nuk ia doli të mbijetonte.

18-vjeçari pa të vëllanë dhe shokun e tij që po rrezikoheshin nga dallgët dhe u fut menjëherë, duke i shtyrë ata për në breg, por për fatin e tij të keq, nuk ia doli të kthehej vetë.

Për këtë humbje të madhe ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që ka shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale dhe e ka quajtur Kashikun një hero, pasi sakrifikoi jetën e tij, për të shpëtuar dy fëmijë, njëri prej të cilëve i vëllai.

/f.a/abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!