Futbollistët shqiptarë protagonistë me klubet, “kuqezinjtë” shkëlqejnë me gola

schedule16:36 - 7 Nëntor, 2024

schedule 16:36 - 7 Nëntor, 2024

Realizoi për të tretën herë radhazi.

Ernest Muçi e ka fituar plotësisht bastin e tij personal me trajnerin e Beshiktashit, dhe ia ku erdhi goli që tashmë duket I pashmangshëm.

Lojtari ofensiv kuqezi ishte protagonist në Ligën e Europës, dhe I dha epërsinë Beshiktashit ndaj Malmoes në Stamboll.

Muçi shënoi për 1-0 në pjesën e dytë dhe si festim zgjodhi një protestë.

Besohet se e pati për trajnerin Van Bronkhorst, ndërsa përpara kësaj rrjete kishte realizuar në dy ndeshje radhazi në Superligën turke.

Protagonist tjetër I madh në kupat e Europës ishte Berat Gjimshiti, në fitoren që Atalanta arriti 2-0 në fushën e Shtutgartit në Champions.

Kapiteni I Shqipërisë mori notën e lartë 8, ndërsa ishte për 90 minuta në fushë, duke fituar 6 nga 9 duelet në tokë e në ajër, duke mos u dribluar asnjëherë, e duke bërë 9 ndërhyrje të sakta gjatë ndeshjes, si dhe 72 pasime.

Skuadra italiane ishte shumë më e saktë sesa vendasit, më e organizuar, duke pasur klas në fushë, por edhe stol të fortë me Zaniolon, De Ketelerin, Toloin apo Samarxhiçin.

Pas disa kohësh kthehet protagonist Sokol Cikalleshi.

Ish-sulmuesi I kombëtares realizoi tri herë në nivelin e dytë të Ligës së Kampionëve të Azisë.

Futbollistit kavajas madje iu deshën vetëm 14 minuta për t’ia dalë, diçka e rrallë, ndërsa ekipi I tij, Traktor nga Irani mundi plot 7-0 skuadrën Ravshan nga Taxhikistani.

Cikalleshi ndihmoi Traktorin të kalonte në epërsi që në minutën e katërt, pasi topi I tij u devijua në autogol.

Pastaj, goditi saktë 10 minuta më pas, ndërsa në 23’ realizoi me një penallti me stilin “Panenka”.

Serinë e golave e mbylli në minutën e 27-të.

Ndërkaq, në Rusi, nuk ishte ditë me fat për Mirlind Dakun dhe Marvin Çunin.

Rubin I Kazanit barazoi 0-0 në shtëpi ndaj CSKA-së së Moskës në Kupën e Rusisë, dhe të dy sulmuesve shqiptarë nuk iu eci fare.

Çunit iu anulua ndoshta në mënyrë të pakuptueshme një gol në pjesën e dytë, për një pretendim të gjyqtarit për faull ndaj mbrojtësit kundërshtar.

Daku pati mundësinë më të mirë për të kaluar Rubinin në avantazh, por e gjuajti shumë dobët penalltin.

Ndërkaq, Armando Sadiku po I afrohet një rekordi.

Sulmuesi I dikurshëm kuqezi shënoi për të shtatën ndeshje radhazi në Premier Ligën e Indisë.

Ekipi I tij, Goa, fitoi 3-0 ndaj Punxhabit, dhe shqiptari e kaloi në avantazh.

Rekordi I kampionatit është realizim për 8 ndeshje radhazi, pra Sadikut I duhet edhe një sfidë për ta barazuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!