Futbollistet në Portugali akuzuan trajnerin për veprime të turpshme: Një “skandal seksual” i ri në botën e sportit

schedule18:14 - 30 Shtator, 2022

schedule 18:14 - 30 Shtator, 2022

Lojtaret portugez të Rio Ave kanë akuzuar ish-trajnerin e skuadrës Miguel Afonso për ngacmim seksual.

Lajmi bëhet i ditur nga “Publico” dhe shton se Miguel Afonso (40) është prezantuar në shtator të këtij viti si mentori i ekipit të femrave Famalikana. Teksa punonte në Rio Ave, në sezonin 2020/21, trajneri portugez u dërgoi mesazhe futbollisteve adoleshente duke kërkuar foto dhe video intime ose duke propozuar marrëdhënie seksuale, shkruan abcnews.al.

Gjithçka u zbulua kur ai i dërgoi një mesazh një farë Maria 19-vjeçare duke e pyetur “ju pëlqejnë vajzat apo burrat”, pas së cilës ajo u ankua te shokët e skuadrës.

Më pas e kuptoi se nuk ishte e vetmja që i merrte ato mesazhe, por ishte e para që e shqetësonte kjo dhe për këtë arsye kërkoi të fliste me të tjerët.

“Publico” shkruan gjithashtu se për shkak të sjelljes së trajnerit është shfaqur i dashuri i një futbollisti dhe ky i fundit ka kërkuar falje duke thënë se e gjitha ishte vetëm një shaka. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!