Futbollistët dhe stafi i Gjilanit janë testuar për Covid-19 para disa ditësh, ndërkohë që mediat në Kosovë raportojnë se ka të infektuar. Theksohet se ata që kanë dalë pozitivë janë izoluar, por klubi i Gjilanit ka reaguar dhe bën me dije se ende nuk kanë dalë përgjigjet e testeve.
“Sport Club “Gjilani” konfirmon se ka kryer testet e futbollistëve dhe stafit për Covid-19, disa ditë më parë, por ende nuk ka marrë rezultatet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Për derisa jemi në pritje të rezultateve ftojmë mediat dhe opinionin që të kenë kujdes në publikimin e informacioneve lidhur me këtë çështje.
Zyra e klubit mbetet e hapur për të ju përgjigjur çfarëdo informacione që shtypi ka nevojë të dijë për klubin dhe skuadrën në përgjithësi”, shkruhet në reagimin e klubit të Gjilanit. / abcnews.al