Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-trajneri

schedule12:26 - 26 Mars, 2022

schedule 12:26 - 26 Mars, 2022

Ditë zie në futbollin shqiptar, ku ka ndërruar jetë ish-trajneri i Korabit dhe Shkëndijës së Tetovës, Bexhet Shehu.

Këtë lajm të trishtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur, Dëfrim Methasani nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare, ku shpreh ngushëllimet për profesor Shehun, ku la gjurmë në qytetin e Peshkopisë dhe në të gjithë Dibrën.

I ndjeri Shehu, drejtoi Korabin për më shumë se 20 vite, duke arritur rezultate të larta. Gjithashtu, ai ka kontribuar edhe te Shkëndija e Tetovës, në të cilën e mori nga kampionati inferior dhe e bëri pjesë të elitës së futbollit maqedonas./ h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!