Ish-sulmuesi i njohur i Lushnjës, Kapllan Pepa, është ndarë nga jeta këtë të martë në moshën 73-vjeçare.
Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare në facebook të klubit të futbollit FK Lushnja, ku vlerësohet maskimalisht kontributi i tij i dhënë për sportin.
Pepa ishte një nga sulmesit më të spikatur të viteve 1970, me numrin më të madh të golave në kampionat.
“Lamtumirë Kapllan Pepa !! Është ndarë nga jeta një prej emrave emblemë të futbollit të Lushnjës, sulmues dhe goleador i spikatur i viteteve 70 … Kapllani ka pas dhe një kontribut shum të madh në rritjen e talenteve të qytetit sidomos në vitet 2000 ku Lushnja ishte e Superiores !
Ngushëllime për të gjith botën e futbollit , për familjen për të afërmit … Prehu në paqe legjendë”, njofton klubi i Lushnjës./ h.ll/abcnews.al