Futbolli shqiptar me kampionate te reja, FSHF zbulon gjithçka

schedule19:18 - 1 Qershor, 2020

schedule 19:18 - 1 Qershor, 2020

FSHF ka mbajtur sot mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv, me drejtimin e presidentit Armando Duka. Në këtë mbledhje, u vendos për startimin e kampionateve U-13 dhe U-21, dy kampionate të reja moshash, pasi më parë ekzistonin vetëm U-17 dhe U-19. Kampionati U-21 iu jep mundësinë skuadrave të ruajnë talentet e tyre dhe për disa vite, si dhe ekipeve A të angazhojnë lojtarët e tyre me grup-moshat dhe pas moshës 19 vjeç. Gjithashtu, do të startojë dhe një kampionat kombëtar me ekipe 5 kundër 5.

Njoftimi i FSHF-së:

“Sot në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u zhvillua mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv. Në drejtimin e Presidentit Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar dhe miratuar të gjithë materialet e propozuara nga Departamentet e ndryshme në FSHF.

Më pas janë diskutuar dhe debatuar shumë pika të rendit të ditës, si edhe janë miratuar ristrukturimet në organigramën e FSHF dhe strategjia e Futbollit të femrave e përgatitur nga Sektori përkatës pas konsultimeve me UEFA-n.

Pikë tjetër diskutimi ishte dhe projekti më i ri i FSHF, Futbolli 5×5, për të cilin Federata do të nxisë krijimin e një kampionati kombëtar dhe ka krijuar një strukturë në Federatë për të ndjekur këtë synim ambicioz. Në mbledhjen e sotme u vendos për fillimin nga sezoni 2020-2021 i kampionateve kombëtare U-13 dhe U-21 si dhe u miratua strategjia 2020-2025 e FSHF./abcnews.al