Futbolli shqiptar humb një legjendë, ndahet nga jeta Bejkush Birçe

schedule14:56 - 30 Qershor, 2024

schedule 14:56 - 30 Qershor, 2024

Arriti deri në një kulm të sportit.

Bejkush Birçe ka qenë trajner deri I kombëtares shqiptare, dhe kjo kujtohet sot ndërsa jepet lajmi për shuarjen e tij.

Ish-tekniku, që e nisi jetën si boksier për t’u bërë futbollist, u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare pas një sëmundjeje.

I ardhur nga fshati Bolenë e Vlorës, ai mbërriti një majë kur u caktua në fillim të viteve 90-të në stolin e ekipit përfaqësues, duke e drejtuar për disa ndeshje, derisa ia la stafetën Neptun Bajkos.

Birçe luajti futboll me Partizanin deri në 1962 duke fituar disa tituj, ndërsa më shumë do të mbahet mend si trajner.

Në drejtim të të kuqve fitoi dy kampionate, ndërsa një e fitoi me Dinamon në vitin 1990.

Në vitet 1997-2001, ishte zv. president I Federatës Shqiptare të Futbollit, që në atë kohë drejtohej nga Miço Papadhopulli, ndërsa më pas u njoh si kritik I institucionit.

Federata Shqiptare e Futbollit shprehu ngushëllimet e saj duke e cilësuar Birçen një legjendë të këtij sporti në vend.

Ngushëllim edhe nga presidenti I Federatës, Armand Duka, që shkruajti se u hidhërua shumë nga ndarja nga jeta e ish-trajnerit.

Homazhet për të do të mbahen këtë të hënë duke nisur nga ora 11:00 në “Arenën Air Albania” në kryeqytet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!