“Futbolli shkoi në mal”, Alcani-Halilajt: E pavend, mos bëni ndasi Jug-Veri

schedule09:53 - 1 Mars, 2020

schedule 09:53 - 1 Mars, 2020

“I bëj thirrje FSHF-së të shohë se çfarë ndodh me kampionatin. Pjesa e Jugut të Shqipërisë po del nga harta e futbollit elitar, nëse larg qoftë dënohet edhe Skënderbeu. Merrni me radhë: Gjirokastra, Vlora, Fieri, Lushnja, Berati, Elbasani, Kavaja, Pogradeci, Korça, të gjithë jashtë. E kush po mbetet kështu. Iku futbolli, shkoi në mal, po luajnë vetëm ata që kanë lekë dhe kush u jep dru arbitrave”.

Kjo deklaratë e presidenti të Luftëtarit, Bekim Halilaj, nxit shumë debate. Kreu i klubit gjirokastrit, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, akuzon arbitrat për dëmtimin që u kanë bërë atyre, por e tepron në momentin që tenton ta shikojë si një ndarje “Jug-Veri” futbollin dhe lëshon më pas edhe një fjali tjetër: “Po shkon futbolli në mal”.

LEXO EDHE: “Këtu është e shitur çdo gjë, Jugu po zhduket dhe po shkon futbolli në mal”

Në njëfarë mënyrë kemi të bëjmë me diskriminim krahinor, që është i patolerueshëm, sikurse edhe gjykimi i arbitrave që Halilaj e denoncon. Ajo që presidenti i Luftëtarit ka thënë nuk i ka pëlqyer Alert Alcanit, lezhjanit që ka luajtur me ekipe si Vllaznia, Teuta e Partizani mes të tjerash.

Në lajmin e publikuar nga “ABC News” në rrjetet sociale, ish-trajneri i Burrelit ka lënë një koment: “Se di se kujt i referohet ky me këtë shkrim, po fjala mal nuk më duket me vend apo për t’i ndarë jug veri. Se ja, Gjirokastra mal për të tërë. Bëni gjërat siç duhen, sepse Gjirokastra ka pas futboll dhe shumë të bukur ndër vite”. Një këshillë e Alcanit, që del hapur kundër asaj që Halilaj ka deklaruar. /abcnews.al

 

Komenti i Alert Alcanit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!