“Futbolli nuk është për ata që pispillosen, Spadafora po tregohet arrogant”

schedule11:59 - 5 Maj, 2020

schedule 11:59 - 5 Maj, 2020

Matteo Renzi, ish-kryeministri i Italisë, nuk e ka kursyer Ministrin e Sportit, Vincezno Spadafora, për qëndrimet që ai po mban ndaj futbollit. Në një bisedë “live” në “Instagram”, me Gianluigi Pardo, Renzi fillimisht ngriti një pyetje.

“Nëse nuk fillon në qershor nga frika e infektimit, atëherë nuk mund të nisë as në tetor. Ku ëshët ndryshimi?”, shprehet Renzi, i cili më pas vijon mendimin e tij.  “Ne duhet të rifillojmë përsëri, në futboll dhe në çdo sektor. Nuk mund të vazhdojmë të qëndrojmë akoma.

Unë kam lëvizur, pasi shkova të bëj vrap dhe pashë jetën që ka rifilluar disi, ka më shumë fëmijë nëpër parqe. Futbolli nuk është për tipat e pasur dhe të pispillosur, është një botë që lëviz interesa të rëndësishëm ekonomikë në gjithë vendin, gjithashtu që ndez edhe pasionin e njerëzve”.

Spdafora në shënjestër, teksa Renzi shprehet: “Ministri i Sportit nuk mund të thotë atë që tha, që kjo është arsyeja pse vendosa të marr masa. Futbolli është një gjë e rëndësishme, të vijë në parlament dhe të flasim. Një temë e tillë nuk mund të trajtohet me një arrogancë të tillë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!