Futboli në zi, pasi ditën e sotme mori lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të Ajax.
Bëhet fjalë për Jody Lukoki, i cili u nda nga jeta në moshën 29-të vjeçare, teksa ka qenë një lojtarët e akademisë së skuadrës holandeze.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur pak ditë më parë nga mediat holandeze, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.
Në verën e 2020-ës, Lukoki u transferua në kampionatin turk, ku luajti për një sezon me Yeni Malatyaspor, ndërsa verën e kaluar u rikthye në Holandë dhe iu bashkua Twentes. /f.a/abcnews.al