“Futbolli italian nuk është në krizë”, Sommer “ngushëllon” Italinë: Ata mbeten një Kombëtare e madhe

schedule17:16 - 30 Qershor, 2024

schedule 17:16 - 30 Qershor, 2024

U dominuan totalisht. “Të Kaltërit” e Italisë ishin të eleminuarit e parë, në fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me kampionët e edicionit të shkuar, që u mundën me rezultatin e pastër, 2 me 0, nga “Helvetët” e Zvicrës, në sy të 68.172 të pranishmëve, në “Olympiastadion”, të Berlinit.

“Gardiani” zviceran i portës, Yann Sommer e ndoqi si “turist” këtë takim, me portierin e “Zikaltërve” të Inter, që nuk pati nevojë për asnjë ndërhyrje deicizive përballë një Italie “të lodhur”, mirëpo, pavarësisht performancës së “Të Kaltërve”, 35-vjeçari i portës mendon se futbolli italian nuk është në krizë, teksa theksoise Zvicra zhvilloi një ndeshje të madhe.

“Ne luajtëm shumë mirë. Italia e pati të vështirë të futej në lojë, sepse ua mbyllëm gjithë hapësirat. Ishim agresivë, por edhe plot cilësi kur kishim topin në qarkullim. Nuk jam dakord që futbolli italian është në krizë. Dhe nuk flas kot, sepse i njoh shumë prej lojtarëve italianë. Ata mbeten një Kombëtare e madhe, thjesht e kishin shumë të vështirë përballë nesh”,- u shpreh Sommer. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!