Futbolli i femrave, Norvegjia “Ping-Pong” me kombëtaren e Shqipërisë

schedule22:20 - 25 Nëntor, 2021

schedule 22:20 - 25 Nëntor, 2021

Norvegjia është shumë e fortë dhe për ekipin e Shqipërisë së Armir Grimës ishte e ditur. Vajzat kuqezi rezistuan në pjesën e parë ku pësuan vetëm një gol.

Në pjesën e dytë nisi goleada dhe Norvegjia ia doli t’i merrte pikët e plota duke fituar me rezultatin 7-0. Shqipëria kështu renditet në vendin e pestë me 4 pikë, po aq sa Kosova që renditet një pozicion më lart. Në grupin e Shqipërisë ra në sy fitorja e thellë e Belgjikës, kundër Armenisë me rezultatin 19-0.

Më parë kishte luajtur edhe Kosova, që doli e mposhtur nga Polonia me rezultatin 1-2. Vajzat dardane shënuan të parat me anë të futbollistes Syla, por Polonia u kundërpërgjigj shpejt duke realizuar dy herë me Gec dhe Wiankowska pa u mbyllur pjesa e parë e ndeshjes./h.ll/abcnews.al

Shqipëri-Norvegji 0-7
Shënuese: 
Leonhardsen-Maanum 23′, 78′, Reiten 60′, Thorisdottir 62′, Saevik 72′, Hasund 81′, Terland 84′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!