“Futbolli është i egër”, Allegri për ndeshjen ndaj Romës: Rrezikuam të humbisnim

schedule10:48 - 6 Maj, 2024

schedule 10:48 - 6 Maj, 2024

Juventus nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Romës në Olimpico. Bardhezinjtë kaluan në disavantazh pas golit të Romelu Lukakut, por ia dolën të barazonin me anë të Bremer. Pas sfidës, tekniku Massimiliano Allegri theksoi se lojtarët e tij duhej ta kishin menaxhuar më mirë topin në minutat e fundit të lojës pasi rrezikuan të humbisnin një ndeshje ku barazimi nuk ishte një rezultat negativ.

“Rrezikuam të humbisnim një ndeshje të cilën nuk mundëm ta fitonim, kishim disa mundësi. Por, në minutat e fundit duhej të kishim menaxhuar më mirë topin sepse duhej të ruanim barazimin pasi edhe në rast barazimi pikësh me Romën në fund kemi avantazhin e ndeshjeve direkte. Sigurisht ka hidhërim për këtë periudhë pasi kemi fituar pak.

Kemi humbur qartësinë pas disfatave me Inter dhe Udinese dhe më pas skuadrat ndjekëse ishin në minus 12 apo 14 pikë, kështu nuk gjen motivin e duhur.

Unë që i vogël kam kuptuar se mesfusha bën skuadrën të funksionojë. Nëse ata luajnë mirë, sulmi bën mirë dhe nëse mesfusha luan keq, mbrojtja vuan shumë. Kemi pasur vetëm katër lojtarë në këtë repart, Locatelli, Rabiot, McKennie dhe Miretti. Nuk u tërhoqëm kurrë pas, por puanuam në limite”, u shpreh Allegri./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!