Futboll me gojën mbyllur, rregullat strikte në Korenë e Jugut

schedule12:58 - 28 Prill, 2020

schedule 12:58 - 28 Prill, 2020

Koreja e Jugut, disa ditë më parë zyrtarizoi se kampionatet do nisin më 8 maj. Situata në shtetin aziatik është përmirësuar ndjeshëm, ndërkohë që autoritetet atje nuk morën masa ekstreme. Këtë e tregon edhe Osmar Ibanez, mesfushori spanjoll i FC Seoul.

“Periudhën e izolimit e kemi kaluar në Seul dhe jam shumë i lumtur që nuk pata asnjë problem, si unë, ashtu edhe familja ime. Masat këtu u morën shumë shpejt dhe nuk pati kufizime të lëvizjes, ndaj edhe në aspektin psikologjik ishte më e lehtë të përballohej.

Tani kemi nisur stërvitjet dhe shumë shpejt do të luhen edhe ndeshjet e kampionatit. Sigurist do të ketë rregulla, që futbollistët duhet t’i zbatojnë në fushë. “së pari ne nuk mund të shtrëngojmë duart me njëri-tjetrin, sicc ndodh zakonisht në fillim të ndeshjeve të futbollit.

Rregulli më interesant është se nuk duhet as të flasim, as me shokët e skuadrës, as me trajnerin. Sigurisht bëhet fjalë për distanca të afërta”, tregon Ibanez, i cili tregon çfarë ndodh në rast se ndonjë futbollist do ta dalë pozitiv.

“nëse ndodh që dikush do të dalë pozitiv, atëherë ai dhe ekipi i tij do të izolohen dhe ndeshjet e kampionatit do t’i rikuperojnë më vonë”, shprehet në mbyllje spanjolli Ibanez, një prej lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!