Futboll femra/ Shqipëria U17, shorti i rezervon Azerbajxhanin dhe Malin e Zi

schedule18:28 - 11 Mars, 2021

schedule 18:28 - 11 Mars, 2021

Në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s, është hedhur ditën e sotme shorti për UEFA European Women’s Under-17 Championship. Shqipëria ndodhet në Ligën B ku është shortuar në Grupin B6 me Azerbajxhanin dhe Malin e Zi, në një mini turne-që do të mbahet në Shqipëri si vend organizator.

Kualifikueset U-17 dhe U-19 për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi, me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të vitit 2020, duke ndarë skuadrat në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Europian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkurruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Europian.

Në Ligën A janë 7 grupe me nga katër skuadra, ndërkohë që në Ligën B janë gjashtë grupe ku tre janë me nga katër skuadra dhe tre të tjera me 3 skuadra për një total prej 21 shtetesh që përfaqësohen në këtë ligë. Shqipëria do të garojë për të arritur një sukses dhe për t’u ngjitur një ligë më lart. /fshf.org

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!