Fustani i Julia Roberts është i pazakontë, në qendër është George Clooney

schedule22:42 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 22:42 - 5 Dhjetor, 2022

Dobësitë nuk fshihen dhe Roberts shfrytëzoi rastin në eventin Kennedy Center Honors për të treguar admirimin e saj për mikun dhe kolegun e saj, Clooney.

Kjo miqësi është e vjetër dhe të gjithë e dimë. Ata kanë një kimi dhe humor të jashtëzakonshëm, i cili gjithashtu del në pah, duke i bërë ata një nga çiftet më të suksesshëm të filmave në mbarë botën. Dashuria dhe mbështetja mes Julia Roberts dhe George Clooney ka shkuar në një tjetër nivel dhe pikërisht këtë e dëshmon edhe pamja e djeshme e aktores hollivudiane në eventin Kennedy Center. Është një event në të cilin personalitete nderohen për kontributin e tyre dhe një nga të nderuarit e mbrëmjes ishte edhe Clooney.

Presidenti i SHBA-së, Biden, së bashku me shumë personalitete të tjera mori pjesë, por sytë u kthyen nga Julia Roberts, e cila zgjodhi një fustan Moschino, të dizajnuar enkas për mbrëmjen e djeshme. Aktorja dhe mikesha e mirë e Clooney, ka dashur ta nderojë atë dhe të shprehë mbështetjen e saj në një mënyrë mjaft origjinale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VandyPop ? ? ? ? ? (@vandypop)

Kështu ajo kishte veshur një stilim, i cili kishte mbi vete shumë portrete të ndryshme të George Clooney nga momente të karrierës së tij. Me këtë fustan të veçantë, ajo u shfaq në tapetin e kuq të eventit, duke përcjellë mesazhin e saj dhe duke mbështetur fuqishëm mikun e saj, duke treguar se sa shumë e admiron dhe e mbështet në çdo moment, sado vite që të kalojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!