“Fushë me gunga dhe presion gjyqtarit”, Starova: Bekaj po bën gabime

schedule00:43 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 00:43 - 1 Dhjetor, 2020

Tirana nuk fitoi as këtë javë, teksa barazoi me Kastriotin me shifrat 1-1. Bardheblutë janë komentuar nga trajneri i njohur Sulejman Starova në emisionin Pressing. Ai ka kritika për difensivën e kampionëve në fuqi.

“Përveç mungesave, Tirana ka problem se nuk ka lojtarë sulmues cilësorë. Partizani ka të paktën pesë lojtarë cilësorë. Që në letër Partizani është favorit. Driblohet mbrojtësi i djathtë dhe nuk ka zgjidhje të situatës në qendër të mbrojtjes. Najdovski në qendër nuk funksionoi.

Me skemën 4-2-3-1 Batha e Gyamfi nuk kanë mundësi të afrohen te sulmuesit. Torassa nuk shkon më shumë se 70 minuta. Kishte momente që Tirana e qarkulloi mirë topin. Kastrioti kishte pak më shumë tifozë, që ndikuan pak te gjyqtari dhe fusha ishte pak me gunga. Fusha e mirë duhet për skuadrat e mira.

Bekaj po gabon një herë në dy javë. Pas minutës së 70, Kastrioti nuk kishte më fuqi të mbante barazimin dhe ra fizikisht dhe e shtyu lojën duke u rrëzuar. Tirana kërkoi të fitonte ndeshjen dhe vetëm Muçi i krijon rastet. Tirana mund ta mbyllte ndeshjen dhe t’i mbuloheshin gabimet”, u shpreh Starova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!