Një tjetër grabitje është regjistruar në Fushë Krujë. Dy persona të maskuar i kanë grabitur makinën shtetasit Admir Kaloshi.
Ngjarja ndodhi në Thumanë, ndërsa automjeti i grabitur është i tipit Benz me targë AA 046 PL. Policia ka nisur hetimin për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.

