Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në mesnatë në Tapizë të Fushë-Krujës. Tre persona të veshur me uniformë policie, kanë sulmuar banesën e Avdi Dakës 50 vjeç.
Sipas denoncimit që Daka bëri në polici, autorët kanë marrë bizhuteri si dhe një sasi lekësh. Banesa e tij ndodhet 50 metra larg nga rruga Fushë Krujë-Tiranë.
Në shtëpi ka qenë vetëm 50 vjeçari, të cilit autorët i vunë armën në kokë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj grabitje, ndërsa ka shoqëruar disa persona. /ABC News Albania 24/7

