Banorët e 4 fshatrave, Dushaj, Koçaj, Qire dhe Lepurake, të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, protestuan kundër shfrytezimit të pyllit në Malin e Bardhë, nga ana e një kompanie private.
Kjo e fundit prej katër vitesh, nuk ka mundur të futet në pyll, pasi është kundërshtuar nga banorët, të cilët nuk kanë lejuar as ndërtimin e një rruge, për shfrytëzimin e pyjeve. Banorët thonë se pylli është një aset që u përket dhe pyjet do t’i mbrojnë me jetën e tyre. Ata i bëjnë thirrje edhe kryebashkiakut të Bulqizës që t’i mbështesë në kërkesat e tyre. /abcnews.al