TIRANË- Partia Socialiste çeli sot fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit, ndërsa pjesa që mori vëmendje kryesore ishte pikërisht strategjia e komunikimit. Kryeministri theksoi se fushata do zhvillohet pa zhurmë dhe pa postera me propagandë elektorale.
Kjo qasje u komentua nga analisti Skënder Minxhozi në studion e ABC News. Ai tha se kjo qetësi e PS-së tregon se llogaritë elektorale të saj janë brenda pritshmërive.
“Unë nuk besoj se është pikërisht, por Shkodra është në sulm për një arsye e kuptueshme. Kur ke 60 bashki dhe pala tjetër ka 1, të mbetet për ta sulmuar. Është një kryeministër i qetë për fushatën, të cilën e ka zbutur dhe i ka hequr ato zhurmat, që kanë pasur fushatë. Fushata shqiptare vjen e riformatuar se për shkak se ka pasur një proces zbutjes së fushatës, sepse fushatat tona kanë qenë të egra, denigruese, madje dhe më të vrarë”, tha ai.
Analisti theksoi se PS-ja synon të marrë më 14 maj më shumë se 40 bashki.
“Episodet janë më të pakta dhe shqiptarët i presin fushata më të qetë dhe kjo është një shenjë mirë. Mazhoranca është ngopur me pushtet, është qetësuar e di që e ka lojën nën kontrolle dhe fushatës kërkon ta nisë me mbjellje pemësh. Kjo palë e pushet nuk e ka panikun e shifrave, mazhoranca është e sigurt, ku figurat e saj qendrore thonë se do shkojnë mbi 40 bashki”, tha ai.
Ai komentoi vizitën e të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe mesazhet që ai përcolli.
“Loja që po luan SHBA me politikën e Tiranës. Loja që po luan SHBA është të bëjë lajm jo me atë që takon, por me atë që nuk takojnë. Vizita e Escobar në prag të zgjedhjeve është një mesazh aspak i kamufluar elektoral për atë masë opozitare, e cila bëhet gati të shkojë pas Berishës. Mesazhi është: mos shkoni, se ne me të nuk kemi punë”, theksoi Minxhozi./n.m.abcnews.al