Fushata për 11 majin/ Edi Rama: Numri i grave sipërmarrëse në Shqipëri ka arritur në 30 për qind

schedule18:48 - 11 Prill, 2025

schedule 18:48 - 11 Prill, 2025

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në takim me gratë, i cili i paraprin mitingut të së shtunës në sheshin “Skënderbej”.

Ai theksoi se pjesa që e bën krenar në punën e tij është fuqizimi i grave dhe vajzave shqiptare, të cilat sot jo vetëm dominojnë si punonjëse në administratën publike, madje janë edhe në nivele  drejtimi.

“Sot në administratën publike janë më shumë sesa gjysma gara dhe vajza dhe po ashtu gjysma e drejtuesve në administratë janë gra dhe vajza. Numri i grave sipërmarrëse ne Shqipëri ka arritur në 30% dhe kjo është një shifër e paimagjinueshëm. Kur ne kemi ardhur në detyre, gratë edhe vajzat në Policinë  Shtetit janë më pas se 5%.  Kur erdhëm ishin 10 % gratë e vajzat në Forcat e Armatosur, sot janë mbi 20 % “, tha Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!